Valencia regjistroi një tjetër rezultat negativ ditën e djeshme, teksa u mposht me rezultatin 3:0 nga Getafe, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë.
Skuadra ndodhet në vendin e 14-të, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Më keq skuadra kishte në sezonin e largët 1985-1986, kur fitoret ishin me dy pikë dhe asokohe deri në këtë fazë kishin 23 pikë, teksa në fund ranë nga kategoria.
Pas ndeshjes së djeshme, mbrojtësi i Valencias, Gabriel Paulista u thirr të fliste për mediat, teksa e kishte të pamundur t’i mbante lotët për momentin që po kalojnë, duke u shprehur: “Është shumë keq të dëgjojmë se jemi pranë zonës së rënies. Një klub i madh si Valencia nuk duhet të flasë për këtë.
Duhet të ngremë kokën dhe të shikojmë përpara, ne meritojë më shumë”, tha braziliani i përlotur.