Rezultuan 10 persona pozitiv, ja përgjigja tjetër e tamponëve të lojtarëve të skuadrës së Serisë A!
Lajme të mira për skuadrën e Torinos. Sipas asaj që raporton media “ANSA”, pas tamponëve të kryer mbrëmjen e djeshme përgjigjet kanë rezultuar negative për të gjithë lojtarët e skuadrës granata.
Ndërkohë qëndrojnë ende 10 personat pozitiv të infektuar me COVID-19 ku 8 janë futbollistë dhe 2 komponentë të stafit teknik.
Ndërkohë pas anulimit të sfidës ndaj Sasuolos të premten, ende mbetet në dyshim dhe sfida e kampionatit ndaj Lacios të martën ku Autoritetet Shëndetësore Lokale të krahinës së Piemontes kanë deklaruar se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet.