Atalanta ruan ecurinë pozitive!
Atalanta rikthehet në formën e saj më të mirë teksa ka arritur të marrë fitoren e tretë rradhazi duke mposhtur në stadiumin “Luigi Ferraris” skuadrën e Sampdorias me rezultatin 0-2.
Për skuadrën bergamaske shifrat i hapi Malinovski i cili realizoi në minutën e 40′ dhe sfidën e vulosi Gosens i cili realizoi golin e 0-2 duke i vendosur “kapakun” këtij takimi.
Me këtë triumf skuadra zikaltër ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 46 pikëve po aq sa Juventusi e vendit të tretë e cila ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Napolit.