Një episod i pazakontë është regjistruar në Premier Ligë ditën e djeshme në ndeshjen mes Uest Bromuiç dhe Brajtonit, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin 1-0.
Bartlei kaloi në avantazh në minutën e 11’ Uest Bromuiçin, ndërsa në minutën e 29’ Brajtoni barazoi me Luis Dank. Megjithatë goli i këtij të fundit u anulua nga arbitri i ndeshjes. Gjatë një goditje dënimi pranë zonës, arbitri fillimisht fishkëllen dhe Dank e gjuan menjëherë topin duke e dërguar në rrjetë.
Por më pas arbitri fishkëllen përsëri pa shkuar topi në rrjetë. Një veprim i habitshëm ky i arbitrit, i cili e anuloi golin, pavarësisht protestave të shumta nga lojtarët e Brajtonit.
Shumë i mërzitur u shfaq në fund të takimit mbrojtësi Dank, i cili u shpreh: “Është turp! Dëgjova që gjyqtari i ra bilbilit, e gjuajtja menjëherë dhe shënova. Pse nuk vjen dhe flet kështu si mua ai para kamerave?! Ata po fshihen. I kërkova të gjuaja dhe fishkëlleu. Ju mund ta shikoni edhe në video”, tha Dank.