Shkëndija nga Tetova ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 rivalin e madh, Vardarin e Shkupit.
Tetovarët arkëtuan tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionatit dhe thellojnë edhe më shumë epërsinë në krye të tabelës, + 8 pikë para Shkupit.
Futbollistët Mevlan Murati dhe Armend Alimi në minutën e 15-të përkatësisht 62-tën shënuan për fitoren e madhe. Për Vardarin ka realizuar Mirchevsk (17').
Pas javës së 20-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija kryeson me 45 pikë, ndërsa Vardari është i gjashti me 26 sosh.
Liga e Maqedonisë së Veriut
Shkupi-A. Pandev 0:0
Bellacisa-Struga TL 1:2
Pelisteri-Renova 3:1
Shkëndija-Vardari 2:1
Makedonija GP-Boreci 0:0
Rabotniçki-Sileksi 1:1
Renditja
1. Shkendija 20 13 6 1 40:14 45
2. Shkupi 20 10 7 3 29:17 37
3. Makedonija GP 20 10 5 5 32:25 35
4. Struga Trim & Lum 20 8 8 4 23:17 32
5. Rabotniçki 20 6 10 4 24:21 28
6. Vardari 20 6 8 6 27:28 26
7. Boreci 20 7 5 8 20:21 26
8. Sileksi 20 6 5 9 27:25 23
9. Pelisteri 20 5 7 8 20:25 22
10. Renova 20 4 7 9 22:32 19
11. Akademija Pandev 20 53 12 13:24 18
12. Bellasica 20 3 3 14 17:45 12
Në javën e ardhshme takohen: Akademia Pandev - Makedonija GP, Borec-Bellasica, Rabotniçki-Shkëndija, Renova-Vardari, Sileksi-Shkupi dhe Struga Trim & Lum-Pelisteri.