Stadiumo “Stamford Bridge” do të jetë arena ku do të përplasen Chelsea dhe Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26 të Premier Ligës angleze.
Sfida fillon nga ora 17:30 dhe do të jetë një test i rëndësishëm për të dy këto skuadra që pretendojnë njërin nga vendet që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Chelsea me në krye trajnerin e ri Thomas Tuchel po vazhdon me rezultate të shkëlqyeshme ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa “djajtë e kuq” në po aq ndeshje kanë tri barazime dhe dy fitore.
Diferenca momentale në pikë ndërmjet dy skuadrave është gjashtë në të mirë të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.
Këto janë formacionet zyrtare:
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Chilwell, Ziyech, Mount, Giroud
Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Rashford, Grrenwoord, Fred, Fernandes, James, SHaw, Bissaka, MCTominay