Pas golit të shënuar pas 32 sekondash lojë dhe fitores ndaj Xhenoas me rezultatin 3-0, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shfaqet i lumtur në mikrofonat e “SKY Sport” teksa komenton kështu 3-pikëshin e sotëm dhe “arratisjen” në kreun e klasifikimit:
Rritja dhe vendi i parë – “Jemi duke u rritur, jemi të parët në klasifikim dhe është një ndenje e mirë. Por nuk duhet të gabojmë dhe dorëzohemi, vitin e kaluar disa ndeshje të tilla i kemi humbur. Jemi duke u rritur, jam i lumtur por tani le të mendojmë për ndeshjen ndaj Parmës, sepse jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë.”
Rrugëtimi i gjatë – “Këto ndeshje janë mundësi për t’i dhënë sinjal të gjithëve. Por kampionati është ende i gjatë, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Sot ishte një test i mirë për të kuptuar se ku jemi, pas dy ndeshjeve edhe mund të humbisnim. Kemi fituar dhe nuk kemi pësuar gol, kjo është diçka e mirë për të ardhmen.”
Më të kompletuar – “Ky është mentaliteti ynë, të gjithë jemi duke u rritur dhe është e dukshme përmirësimi. Çdo ditë punojmë për të qenë mirë dhe për të fituar këto ndeshje.”
Kristiano Ronaldo dhe renditja e golashënuesve – “Unë mendoj vetëm për Interin, e rëndësishme eshtë të fitojë Interi.”, përfundoi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.