Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, ka shënuar fitoren e parë të pranverës me rezultat 2:1 në konak të Zetës.
Deçiqi kaloi në epërsi në minutën e 11-të. Kristijan Vulaj asistoi deri Anxhelo Rudoviq i cili nga rreth 10 metra shënoi në këndin e majtë të poshtëm, 0:1
Ilir Camaj thellon epërsinë (0:2) në minutën e 72-të, ndërsa vendasit ngushtuan humbjen në minutën e 81-të nga kapiteni Milojko, që ishte i sakte nga penalltia.
Sutjeska mban vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Deçiq është i treti po me 35 pikë dhe Zeta është e gjashta me 27.
Liga e Malit të Zi
Rudari-OFK Petrovac 2:0
Jezero-Sutjeska 0:2
Iskra-Podgorica 1:0
Zeta-Deçiq 1:2
Buduçnosti-Titogradi 1:0
Renditja
1. Buduçnosti 22 18 2 2 56
2. Sutjeska 22 9 8 5 32:21 35
3. Deçiq 22 8 11 3 27:18 35
4. Rudari 22 10 1 11 27:33 31
5. Iskra 22 8 7 7 22:22 31
6. Zeta 22 8 5 9 16:19 27
7. Podgorica 22 7 6 9 22:20 27
8. Jezero 22 6 5 11 11:19 23
9. Titogradi 22 5 5 12 17:35 20
10. OFK Petrovac 22 3 6 13 18:30 15
Në javën e ardhshme do të takohen Deçiq-Rudari, Podgorica-Jezero, OFK Petrovac-Buduçnosti, Sutjeska-zeta dhe Totigradi-Iskra.