Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra pejane, Besa, ka pësuar disfatë në udhëtim te Drita me rezultatin 3:1.
Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Beses, Leutrim Krasniqi.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Unë jam i kënaqur me gjithë futbollistët. Po mundohemi të rritemi nga loja në lojë”, tha Krasniqi për ‘Art Sport’.
Besa pozicionohet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 7 pikë të mbledhura pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.