Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete.
FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.
Këtë rast e ka komentuar edhe analisti dhe ish-drejtori i FC Prishtinës, Granit Begolli.
“Diçka ka pasur, madje kam informacione se është dashur të ndërhyhet pasi përnjëmend ka pasur të plas grushti”, tha Begolli në “ATV”.
“Nuk është gjë e mirë, kam qenë i befasuar. Ata na kërkojnë mbarëvajtje të garave, ndërkaq vetë përplasen”, tregoi ai.
“Nuk është hera e parë, ka pasur aferë të tilla edhe me ish-mjekun, por askush nuk kishte reaguar”, shtoi Granit Begolli.