Pas dy humbjesh radhazi, Milani është rikthyer te fitorja në Serie A.
Rosonerët kanë mposhtur Romën me rezultat 1-2 në “Olimpico” në ndeshjen e javës së 24-të.
Milani kaloi në epërsi ën minutën e 43-të me golin e Kessie nga penalltia.
Roma barazoi rezultatin në minutën e 50-të me një gol të bukur të Vertout.
Golin e fitores për Milanin e shënoi Rebic në minutën e 58-të.
Calhanoglu, Ibrahimovic dhe Rebic pësuan lëndime dhe u zëvendësuan gjatë ndeshjes.
Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 52 pikë, katër pikë më pak se Interi.
Roma në anën tjetër mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.