Pas tri ndeshjeve pa fitore, Atletico Madrid ia ka dal të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Villarreal.
“Los Rijoblancos” fituan me rezultat 0 – 2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.
Alfonso Pedraza realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa, në pjesën e dytë, i inkuadruari Joao Felix arriti të shënojë për të vulosur fitoren (69′).
Me këtë fitore, Atletico mban kreun e tabelës me 58 pikë, derisa Villarreal renditët në pozitën e shtatë me 37 pikë.