Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka shpjeguar vështirësitë e përshtatjes së Thiago Alcantara në Liverpool.
Scholes njihet për pasimet dhe vizionin e tij në kohën kur ishte aktiv në futboll, ai ishte pjesa kryesore e skuadrave të Fergusonit.
Ferguson pëlqente Scholes aq shumë, saqë e riktheu nga pensionimi në vitin 2011.
Por, Scholes është një tifoz i madh i Thiago Alcantaras, dhe mendon që potenciali i tij nuk po shfrytëzohet nga “The Reds”.
“Kur jeni në një pozicion anësor në një mesfushë me tre, atëherë është e vështirë që të kontrollhet ndeshja nga aty, ai nuk është kësi lloj lojtari”, tha ai.
“Ai nuk është dikush që duhet të vrapojë për të mbuluar hapësirat e lëna nga mbrojtësi i majtë, thjeshtë nuk është stili i tij”, tha Scholes.
“Ai duhet të qëndrojë në mes, duke kontrolluar gjerat, duke i futur lojtarë në lojë, kjo është ajo çka ai bën më së miri”, tha anglezi.
“Nuk e di nëse kjo i përshtatet Liverpoolit, nuk duket lojtar i sistemit të Kloppit, apo jo!? Ai duhet të rrijë në mes dhe të kontrollojë gjithçka”, përfundoi Paul Scholes.