(E plotësuar 12:40) - Policia katalunase, “Los Mossos D’Esqueadra” ka konfirmuar arrestimet në klubin e Barcelonës.
Mediat spanjolle raportuan se ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, zyrtari ligjor, Roman Gomez Ponti dhe shefi ekzekutiv, Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.
Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.
Dispositiu en marxa de l'Àrea Central de Delictes Econòmics de la DIC relacionat amb el @FCBarcelona_es
— Mossos (@mossos) March 1, 2021
S'estan duent a terme diverses entrades i escorcolls pic.twitter.com/N0GZEMHN4W
Tani, përmes një komunikatë zyrtare, Policia ka konfirmuar arrestimet dhe bastisjet e përfunduara në klubin e Barcelonës.
“Operacioni i Qendrës së Krimeve Ekonomike i cili është e lidhur me Barcelonën. Disa hyrje dhe bastisje janë duke ndodhur”, u tha në komunikatën e Policisë.
***
Policia e Katalonisë, të njohur ndryshe edhe si “Los Mossos”, kanë bastisur zyrat e Barcelonës.
Pjestarë nga Policia “Los Mossos” kanë hyrë në ndërtesat e klubit këtë mëngjes dhe operacioni është duke vazhduar.
Informacioni i gjeneruar dërgon drejt tek “Barçagate”, në rastin ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.
Sipas “Mundodeportivo”, ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, Roman Gomez Ponti dhe Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.
Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.