Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një dëmtim të muskujve në kofshën e majtë dhe do të rivlerësohet brenda 10 ditësh, duke humbur katër ndeshje të rëndësishme.
Sulmuesi i “rossonerëve” u zëvendësua në fitoren 2-1 ndaj Romës të dielën dhe raporti mjekësor zbuloi një dëmtim të aduktorit të majtë.
Suedezi do të rivlerësohet brenda 10 ditësh dhe është i detyruar të qëndrojë jashtë disa lojërave të rëndësishme, duke përfshirë ndeshjet kundër Udineses, Hellas Veronas dhe Napolit, si dhe ndeshjen kundër ish-klubit Manchester United në Ligën e Evropës.
Nëse kontrolli brenda 10 ditësh jep lajme të mira, ai do të pasohet nga një program rehabilitimi dhe koha e rimëkëmbjes do të përcaktohet pas këtij programi.
Për Hakan Calhanoglu, testet zbuluan një problem me muskujt mesatar të kofshës së majtë.
Mesfushori sulmues do të jetë jashtë ndeshjes tjetër kundër Udineses, por do të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Veronas.
Këto janë ndeshjet ku do të mungojë sulmuesi suedez:
Milan vs. Udinese
Hellas Verona vs. Milan
Manchester United vs. Milan
Milan vs. Napoli