Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se tifozët tani janë duke shikuar formën e mirë të sulmuesit Nicolas Pepe.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi golin e tretë ndaj Leicester Cityt, derisa ishte i katërti në Premierligë në shtatë ndeshjet fundit si titullar.
Xhaka ka lavdëruar Pepen, derisa tha se tifozët tani janë duke parë më të mirën e sulmuesit.
“Mendoj se çdo lojtar që vjen në Premierligë i duhet kohë që të adaptohet”.
“Mendoj se tani është lojtari që shpresonim, çfarë njerëzit donin dhe është duke bërë mirë ndeshje pas ndeshje, stërvitje pas stërvitje”.
“Jam i lumtur për të. Na ka ndihmuar me golin e tij”, deklaroi ai.
Nëse shohim, renditjen momentale, Arsenal renditët në pozitën e 10-të me 37 pikë, tetë më pak se West Ham që është në top katër.