Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea beson se skuadra duhet të mësohet të mposht skuadrat më të mëdha angleze për të fituar trofe.
“Djajtë e Kuq” kanë arritur të realizojnë vetëm një gol në shtatë ndeshjet kundër top gjashtë skuadrave në Premierligë këtë edicion.
Së fundmi, Unitedi barazoi me Chelsea (0 – 0), ndërsa tani janë 12 pikë prapa liderit City.
“Mendoj se barazimi ishte mirë, por nëse duam të bëjmë mirë dhe të fitojmë trofe, duhet t’i mposhtim këto skuadra”.
“Fitojmë të radhës pastaj luajmë me Cityn, të shohim nëse do i mposhtim do t’iu afronim pak”, tha ai.
City momentalisht është lider në Premierligë me 62 pikë, 12 më shumë se United që zë pozitën e dytë.