Ylli i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka po mendon të largohet nga kombëtarja e Anglisë.
Mbrojtësi i djathtë është lodhur nga injorimi që po ia bën trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
Sipas mediave në Angli, Bissaka do ta ndryshoj kombëtaren nëse nuk ftohet në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës gjatë këtij muaji.
“The Ahtletic” raporton që Bissaka opsion për ndryshim të kombëtares e ka vendlindjen e tij, Kongon. Me këtë kombëtare, 23 vjeçari kishte luajtur në grupmoshat u20.