Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po vazhdon me formë fantastike në Ligën e Holandës me skuadrën e Vitesses.
Broja i huazuar në Vitesse nga Chelsea është golashënuesi më i mirë adoleshent në top-10 ligat më të mira të Europës, duke u bazuar në koeficientin e UEFA-së.
19-vjeçari ka shënaur nëntë gola dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje në kampionatin holandez.
"Nëntë gola dhe dy asistime kjo është shumë mirë, por unë asnjëherë nuk jam i kënaqur", tha Broja në një interviste për Goal.com.
Fituesi i Kupës së Botës në vitet 1994/2002, Ronaldo është një nga heronjtë e Brojës.
"Ronaldo ishte i pabesueshëm, ndoshta sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë isha pak i ri, por i pashë videot e tij në Youtube", ka thënë Broja.
Gjatë kësaj interviste, Broja tregon se kush e shtyu ta pranonte Kombëtaren ‘Kuqezi’.
"Ishin prindërit e mi që më nxiten ta pranoja Kombëtaren e Shqipërisë. Pra mendova se ishte mirë të shkoja atje", vazhdoi tutje shqiptari.
Broja është i huazuar nga klubi londinez, por gjatë verës pritet të rikthehet në kampin e Thomas Tuchelit dhe të luftoj për një vend në formacion.
Ai shpreson që të vazhdoj të luaj për Chelsean dhe ta tejkaloj Didier Drogban me gola.
"Tani po i afrohem moshës kur ishin yjet si Lampard, Didier Drogba dhe John Terry. Duke luajtur unë do të provoj dhe do ta tejkaloj Didier Drogban. Mund të mos jetë e lehtë, por unë do të përpiqem sepse ashtu ndihem", tha në fund sulmuesi i tanishëm i Vitesses.
Kujtojmë që sezonin e kaluar me Frank Lampardin, Broja kishte bërë debutimin e tij të parë në Premierligë, në ndeshjen ndaj Evertonit.