E ardhmja e Florian Thauvin do të jetë larg kampionatit francez.
28-vjeçari u ka komunikuar drejtuesve të Marseille, klub tek i cili bën pjesë që nga viti 2017, se nuk do ta rinovojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit.
Mesfushori ka kohë që ndiqet nga Milani, që kërkon përforcime për mesin e fushës me drejtuesit e klubit që kanë nisur menjëherë nga puna për ta bindur lojtarin të kalojë në Serinë A.
Për të arritur te futbollisti më parë klubi Italian duhet të mposhtë konkurrencën e spanjollëve të Sevillës.