Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në deklaratat e tij për medie ditën e sotme (e martë) u shpreh se titulli i kampionit në Premierligë i takon ekipit të tij.
Spanjolli u shpreh se ai dhe futbollistët e njohin shumë mirë fuqinë që kanë “Qytetarët”.
“Ne e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë dhe futbollistët e dinë se sa kërkues jam unë”, ka thënë Pep Guardiola, për mediet angleze.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ndër të tjera deklaroi se e ka intuitën e fortë dhe se e ndjenë kur ndonjë lojtar nuk është gati për lojë.
“E di se cilët lojtarë janë të gatshëm e cilët jo. E kam intuitën e fortë”, pohoi ndër të tjera Guardiola.
Ekipi i Manchester Cityt ndodhet në krye të Premierligës me 62 pikë dhe ka një epërsi prej 12-të pikëve ndaj përcjellësi të parë, rivalit të përbetuar Manchester United (50 pikë).
Të martën (sot) Manchester City e zhvillon ndeshjen e aradhes në Premierligë teksa takohet me Wolvesin në stadiumin “Etihad” duke filluar nga ora 21:00.