Mesfushori Paul Pogba nuk e ka mbyllur mundësinë që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin.
Fituesi i Kupës së Botës ishte i lidhur me largimin nga "Old Trafford" qysh nga qershori i vitit 2019, me spekulimet se do sfidë të re.
Sidoqoftë, 27-vjeçari kaloi një periudhë të mirë në muajin dhjetor duke shënuar tri gola dhe dhënë kontributin në një numër fitoresh.
Sipas United.no, Pogba tani është i hapur që të dëgjojë ofertën e re të Unitedit para se të hapet afati veror.
Në mënyrë që të mos lejojnë të largohet si agjent i lirë në vitin 2022, United dëshiron të arrijë marrëveshje në muajt në vijim.
Real Madrid dhe Juventus janë ndër klubet që janë duke monitoruar situatën.