23 vjeçari mund të mos jetë më në planet e “Bluve” nga vera e ardhshme.
Siç vazhdohet të raportohet që Chelsea dëshiron ta transferojë sulmuesin e Dortmund Erling Haaland, po ashtu tani raportimet se Tammy Abraham është drejt largimit nga “Blutë” e Londrës veçse vazhdojnë të rriten, raporton “The Telegraph”.
Nëse Abraham vendos të largohet, dhe Chelsea pranon që ta shesë, klubet që kanë regjistruar interesim për shërbimet e sulmuesit anglez janë West Ham United, Leicester City, Southampton, Brighton dhe Aston Villa.
Abraham ka arritur të shënoj 21 gola për Chelsea-n, brenda dy sezoneve të Premier Ligës angleze.