Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, konfirmon lajmin e rëndë, vdes Berat Rexha, anëtar i “Dardanëve”. “Berati ka qenë anëtar i ‘Dardanëve’ nga Skocia”, mbështes i madh i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Ai sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tregon Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Berisha vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në facebook: “Sot mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta e mikut tim të fëmijërisë Beratit.
Ndoshta kontakti e takimet ishin të rralla, Beratin çdo herë e takoja para ndeshjeve të Kosovës.
Pusho i qetë Berat, Kosova dhe Dardanët nuk do të harrojnë kurrë”.