Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica!
Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën, mirëpo KF Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj.
Ballkani është kandidat për titull dhe Drenica për të mbetur në ligë.