Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e pranon së Richarlison ‘iu përgjigj’ thirrjes së tij për të gjetur rrugën e golit.
Richarlison shënoi golin e fitores në fitoren 1-0 ndaj Southampton të hënën mbrëma.
“Richarlison i është përgjigjur thirrjes time, kjo është e vërtetë”, tha Ancelotti pas ndeshjes për mediat angleze.
“Ai nuk po bën diçka të jashtëzakonshme. Për mendimin tim, ai po bën punën e tij”.
“Ai është një lojtar me cilësi të mëdha. Shpresoj dhe jam i sigurt se ai do të vazhdojë më formën e mire”, theksoi tekniku italian.