Lazio dhe ekipi i arbitrimit kanë arritur në “Stadio Olimpico” për ndeshjen e kësaj mbrëmje në Serie A, por Torino nuk ka udhëtuar, ndërsa FIGC dhe Lega Serie A nuk bien dakord rreth se çfarë të bëjnë.
Loja është e planifikuar të filloje në ora 18.30, ndeshja e parë e xhiros së 25 të Serie-A.
Sidoqoftë, skuadra e Torinos nuk ka arritur akoma pasi ASL (autoriteti lokal shëndetësor) i urdhëroi ata të qëndronin në karantinë pas një shpërthimi brenda skuadrës dhe stafit me 10 raste të raportuara si të infektuara.
Autoriteti lokal i shëndetësisë është gjithashtu veçanërisht i shqetësuar për këtë situatë, sepse Torino është skuadra e parë e Serie A që ka raste të variantit anglez të COVID-it, i cili transmetohet më lehtë dhe mund të çojë në efekte më serioze..
Ekziston një ndarje e qartë midis Presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, i cili tha sot se është objektivisht e pamundur të luash këtë lojë dhe Lega Serie A, e cila refuzoi të shtyjë ndeshjen.