Kudo në Evropë ka lojtar të talentuar shqiptar dhe në secilën disiplinë sportive.
Një emër që po vjen është edhe Adrian Kameri, një driblues i hatashëm. Ai nuk ka më shumë se 11 vjeç dhe luan për ekipin SK Kamer.
Hetemi është zgjedhur ndër talentet më të mëdhenj në Austrinë e Epërme.
Edhe disa nga njohësit e futbollit janë të mahnitur me lojërat e tij, se si ai vepron në fushë, si e zotëron topin dhe si godet nga pozita e vështira.
Ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Jeton Qubreli, ka fjalë të mëdha për këtë talent, që e njeh më për së afërmi.
“Për mendim tim, është një talent i madh dhe mendoj se me punë dhe dëshirën që ka Ardiani, është perspektiv e mirë në të ardhmen”, tha Qubreli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Hetemi është me prejardhje nga Skenderaj.