Liverpoolit i nevojitet një shumë e madhe parash për ta afruar Mbappe.
Tani, lajmi më i ri vjen nga gazetari i “The Times” Duncan Castles i cili ka thënë se sulmuesi ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi.
Castles gjithashtu ka deklaruar se ekipi i preferuar i Kylian Mbappe është Liverpooli duke mos e përjashtuar as La Ligan, me Barcelonën dhe Real Madridin si klube të interesuara për shërbimet e tij.
Dihet se bisedimet ndërmjet lojtarit dhe PSG për rinovimin e kontratës ende janë duke vazhduar por lojtari nuk është shprehur shumë entuziast për vazhdimin e saj.