Kontrata aktuale e Hakan Çalhanoglu do të skadojë në qershor. Ka disa javë që agjenti i turkut ka pasur negociata me Milanin për të vazhduar kontratën.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Çalhanoglu është takuar sot në mëngjes me bordin e Milanit.
Sipas tij gjasat që dy palët të arrijnë marrëveshje të re janë shumë të mëdha.
27 vjeçari turk ishte transferuar te Milani në vitin 2017 nga Bayer Leverkuseni.
Manchester United ishte skuadra më e interesuar për ta transferuar Çalhanoglun në afatin kalimtar të verës.