Asambleisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Amir Rexhepi, e ka ngritur një çështje shqetësuese që po e kalon klubi i futbollit Ferizaj, sidomos pas privatizimit që ndodhi në fillim të muajt korrik të vitit 2018.
Ferizaj është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës, grupi B dhe renditet në vend të katërt me 22 pikë të mbledhura. Rexhepi kritikon ashpër dhe ka disa pyetje.
“KF Ferizaj garon në Ligën e Parë.
KF Arbëria nga fshati Dobraja e Madhe Komuna e Lipjanit garon në Superligë.
Ferizaj, është qyteti i dytë në Kosovë për nga zhvillimi ekonomik.
Kush e shkatërroi klubin, ku janë anglezët që e privatizuan klubin, pse u larguan ata, ua keni shuar ëndrrat shumë të rinjve.
Kot ndërtoni fusha ndihmëse, kur fusha kryesore është e dëmtuar”, shkruan Rexhepi në profilin e tij në facebook.