Derbi Tirana-Partizani përcakton gjysmëfinalisten e tretë

Futboll

Derbi Tirana-Partizani përcakton gjysmëfinalisten e tretë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:05
Derbi Tirana-Partizani përcakton gjysmëfinalisten e tretë

Rikthehet derbi i kryeqytetit në futboll për femra. Tirana-Partizani do të përballen të mërkurën e 3 marsit me njëra-tjetrën, në një sfidë emocionuese, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Partizani vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje të thellë kundër shkodraneve të AAS, ku të kuqet treguan formë mjaft të mirë. 

Kjo është hera e parë në histori që këto dy ekipe do të luajnë në një aktivitet të tillë, ndërsa hera e tretë që do të përballen mes tyre. Dy ekipet e kryeqytetit, deri tani kanë zhvilluar dy ndeshje mes njëra-tjetrës, një prej tyre në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit, miqësore e organizuar nga Federata Shqiptare e futbollit, që u fitua nga ekipi i Tiranës.

Edhe ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve, e vlefshme për kampionatin e Kategorisë Superiore të femrave u fitua nga Tirana e vajzave, me rezultatin 4-1.

Në këtë ndeshje pritet të përcaktohet edhe gjysmëfinalistja e tretë, pas Vllaznisë dhe Tirana AS. Fituesja e këtij çifti do të përballet në gjysëmfinale ndaj fitueseve në fuqi të këtij trofeu, Vllaznisë, në një ndeshje teke në Shkodër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat