Ousama Tanane ishte ylli i Viteshes në fitoren e arritur në shifrat 2-0 kundër Venlos.
Pas kësaj fitore të arritur, Viteshe ka shkuar në finalen e Kupës së Holandës.
Tanane do të realizonte një gol dhe do të dhuronte asistin për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar do të realizonte me kokë, duke e plotësuar repertorin e tij të shënimeve. I intervistuar pas ndeshjes, Tanane nuk e ka fshehur kënaqësinë edhe për shënimin e Brojës.
“Isha shumë i kënaqur me golin e bukur që Broja ka realizuar me kokë. Ai është një sulmues i mirë, por të them të drejtën, ne gjithashtu menduam se ishte sulmues dembel. Gjithashtu kemi menduar se nuk mund të shënojë me kokë, por sot ka provuar të kundërtën”, tha Tanane.