Tirana pret Bylisin në Selman Stermasi teksa bardheblutë kërkojnë vazhdimësinë pas triumfit të fundit ndaj Vllaznisë. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi ka vendosur për formacionin titullar, teksa mungesat e kanë detyruar të bëjë disa ndryshime.
Kështu, Giamfi me Halilin do të jenë nga minuta e parë, ashtu si edhe Tim Vairinen, sulmuesi finlandez që për herë të parë e nis si startues për Tiranën.
Nga ana tjetër, edhe te Bylis ka disa ndryshime, teksa trajneri Veljko Dovedan i ka besuar nga fillimi Lorran, Antoni Bej dhe Qardakut të cilët do të kujdesen për fazën ofensive.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe, Ismajlgeci, Çelhaka, Toli, Giamfi, Halili, Seferi, Vairinen
Trajner: Orges Shehi
Bylis: Qirko, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Qardaku, Mehmetllari, Antoni, Ndreca, Nebihi, Lorran de Oliveira
Trajner: Veljko Dovedan.