Roma piketon Alexandre Lacazette për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave angleze, sulmuesi francez, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2022 ka vendosur të mos rinovojë me Arsenalin, duke ua bërë të qartë drejtuesve se do të largohet nga Londra pas 4 e gjysmë.
Klubi Italian, theksojnë mediet nga pwrtej Adriatikut, ka shfaqur interes për 29-vjeçarin, pasi e sheh si pasuesin ideal të Edin Dzekos për vitin tjetër.
Por, për të arritur te kartoni i Lacazette, më parë verdhekutë duhet të mposhtin konkurrencën e Monacos dhe Atletico Madridit, që janë në garë për shërbimet e francezit.