Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo ka befasuar me deklaratën e fundit.
Lojtari që ka kaluar shumicën e kohës huazim te skuadrat, si Toulouse, Schlake dhe Benfica, në të cilat nuk gjeti formën dhe ishte vërtetë dështim, por tani është duke luajtur si titullar te Nice.
Së fundmi, i pyetur për të ardhmen, Todibo tha se shpreson që të largohet nga Barcelona.
“Nuk e di çfarë do ndodh sezonin e ardhshëm, por është ambicie e imja. Shpresoj shumë që të ndodh”.
“Paraqitjet e mia individuale do vendosin nëse qëndroj ose jo. Asgjë s’ka mbaruar”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu kishte deklaruar se nuk i intereson nëse Barcelona eliminohet ose kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.