Sevilla e kishte fituar gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey me rezultat 2:0, sonte në Camp Nou luhet ndeshja e kthimit
Barcelona do ta tentojë përmbysjen ndaj Sevillës sonte, në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey.
Ekipi andaluzian e kishte fituar lojën e parë gjysmëfinale 2:0 falë golave të Jules Kounde dhe Ivan Rakitiç.
Mirëpo, gjiganti katalunas është i vendosur për ta shkrirë disavantazhin dhe për ta prekur finalen e madhe të Kupës së Mbretit.
Leo Messi me shokë duhet të fitojnë me së paku dy gola epërsi për ta eliminuar kundërshtarin.
Sevilla nga ana e saj do të shkojë në Camp Nou për ta ruajtur kapitalin e krijuar në përballjen e parë në shtëpi.
Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Levante Athletic Bilbao.
Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Sevillës do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.