Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka treguar lojë të madhe dhe e ka turpëruar me rezultat 3:0 skuadrën e mirënjohur Vardarin nga Shkupi, në kuadër të javës së 21-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Pas dy humbje rresht, Renova rikthehet në formën e saj dhe ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për ekzistencë.
Tre pikë të mëdha dhe që i japin infuzion për sfidat e radhës.
Futbollisti nga Kosova, Alush Gavazaj, u paraqit titullar për Renovën, duke e ndihmuar për fitoren e thellë.
Golat i shënuan Shefi Shefiti (21'), Remzi Selmani (27'-nga penalltia e 55'). Renova është në pozitën e dhjetë me 22 pikë dhe Vardari i 7-ti me 26 sosh.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Akademia Pandev-Makedonija GP 2:1
Boreci-Bellasica 2:1
Rabotniçki-Shkëndija 0:0
Renova-Vardari 3:0
Sileksi-Shkupi 0:1
Struga TL-Pelisteri 0:1
Tabela
1. Shkëndija 21 13 7 1 40:14 46
2. Shkupi 21 11 7 3 30:17 40
3. Makedonija GP 21 10 5 6 33:27 35
4. Struga Trim & Lum 21 8 8 5 23:18 32
5. Rabotniçki 21 6 11 4 24:21 29
6. Boreci 21 8 5 8 22:22 29
7. Vardari 21 6 8 7 27:31 26
8. Pelisteri 21 6 7 8 21:25 25
9. Sileksi 21 6 5 10 27:26 23
10. Renova 21 5 7 9 25:32 22
11. Akademija Pandev 21 6 3 12 15:25 21
12. Bellasica 21 3 3 15 18:47 12
Në javën e 22-të do të takohen: Makedonija GP-Sileksi, Bellasica-A. Pandev, Pelisteri-Boreci, Shkëndija-Renova, Shkupi-Rabotniçki dhe Vardari-Struga TL.