Nikolo Zaniolo dhe Kiara Nasti janë të dashuruar marrëzisht. Pas disa javwsh lidhje, të dy kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Pas tatuazhit në çift, mesfushori i Romës prezantoi të dashurën e tij të re me nënën e tij Françeska Kosta.
Takimi midis të treve, i cili u zhvillua gjatë një dreke në Ostia, ku nuk u lanë të qetë nga paparacët . Kiara dukej e qetë me vjehrrën e saj. Sidoqoftë, pamja e zgjedhur nga Nasti për ditën e “familjes” shkaktoi bujë të madhe:
Xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra të ngushta. Napoletanja përfitoi nga pranvera e hershme e këtyre ditëve për të zbuluar veten pak më shumë asetet e trupit të saj.
Një veshje me një shkallë të lartë sensualiteti që Kiara Nasti, dy vjet më e madhe se Zaniolo, nuk kishte siklet ta vishte përpara Françeska Kosta, nëna e të dashurit të saj të ri.