Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, startuan nga minuta e parë për Napolin dhe nuk arrijnë më shumë se një pikë, ndahen baras 3:3 në fushë të Sassuolos.
Futbollisti Rrahmani luajti tërë takimin dhe Hysaj u zëvendësua në minutën e 73-të.
Për Sassuolon shënuan Maksimoviq (34'-nga penalltia), Berardi (45+1'-nga penalltia), Caputo (90+4'-nga penalltia) dhe për Napolin Zielinski (38'), Di Lorenzo (72') e Insigne (89’-nga penalltia).
Pas javës së 25-të në Serie A, Napoli është në vend të pestë me 44 pikë dhe Sassuolo e 8-ta me 36.