Shqiptarët Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati, u paraqitën standardë për Dinamon e Zagrebit dhe e eliminuan ekipin e Slaven Belupos.
Sot, Arian Ademi ishte shënuesi i golit të dytë, me të cilin vulosi fitoren e Dinamos me rezultat 2:0 ndaj Slaven Belupos, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.
Me këtë, Ademi dhe Kastrati do të kenë mundësinë të luftojnë për kurorën e dyfishtë në Kroaci, për të mos harruar që Dinamo është në 1/8 e finales së Europa League në futboll.
Petkoviç shënon nga penalltia në minutën e 70-të dhe Ademi në atë të 78-tën. Ademi u largua nga fusha në minutën e 81-të dhe Kastrati luajti tërë takimin.