Crotone do ta ketë të vështirë që të mbetet në Serie A, duke iu referuar paraqitjeve të tyre deri me tash.
Crotone në udhëtim pësoi humbje të thellë me rezultat 5:1 nga Atalanta, në takimin që u zhvillua në Bergamo.
Për Atalantën shënuan Gosens (12'), Palomino (48'), Muriel (50'), Iliçiç (58'), Miranchuk (85') dhe për Crotonen Simy (23').
Në minutën e 48-të, shqiptari Berat Gjimshiti që u paraqit standard, asistoi dhe Palomino realizon për 2:0. Pas 25 jave në Serie A,
Atalanta përforcon vendin e katërt me 49 pikë dhe Crotone është në fund me 12 sosh.