Roma fiton në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Artemio Franchi".
Për vendasit shënoi Veretout (60'-autogol) dhe për romakët Spinazzola (49') e Diawara (90+1’).
Roma shënoi dy gola për veti dhe një për Fiorentinën, duke importuar tre pikë.
Në minutën e fundit, Amadou Diawara realizon për triumfin e madh të romakëve.
Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, u paraqit titullar për Romën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 81-tën .
Pas javës së 25-të në Serie A, Roma renditet në vend të pestë me 47 pikë dhe Fiorentina është në të 14-tën me 25 sosh.