Milani bën një hap fals në luftë për titullin e kampionit në Itali.
As laiku më i madh nuk e ka pritur se do të barazojnë me rezultat 1:1 me Udinesen, në ndeshjen që u zhvillua në "San Siro".
Udinese befason me rezultat dhe me një pikë të madhe, ndërsa "rossonerët" me këtë barazim e bëjnë me dhimbje koke trajnerin Pioli.
Futbollisti Becao në minutën e 68-të "ngrinë" vendasit, por në minutën e 90+7, Kessi nga penalltia shmang humbjen e Milanit, barazon shifrat 1:1.
Milani renditet në vend të dytë me 53 pikë, ka një ndeshje më shumë dhe tre pikë me pak se lideri Interi dhe Udinese është në pozitën e 11-të me 29 sosh.