Skuadra e Barcelonës mbrëmë zhvilloi një nga paraqitjet më të mira në sezonet e fundit.
Klubi katalunas arriti fitore 3 me 0 ndaj Sevillas, duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe të ‘Copa del Rey’.
Heroi i ndeshjes ishte padyshim, portieri Ter Stegen. Gjermani bëri pritje fantastike gjatë kësaj mbrëmje. Ai po ashtu priti edhe penalltinë e Ocampus.
Pas ndeshjes, Ter Stegen u deklarua dhe tregoi se si arriti ta lexonte mirë penalltinë.
“Kisha ndjenja që Ocampos do të gjuaj në atë drejtim dhe u hodha. Ishte vendim i drejtë”, ka thënë Ter Stegen pas ndeshjes.