David Alaba raportohet se momentalisht është në bisedime vetëm me klubin e Paris Saint-Germainit.
Mbrojtësi ka njoftuar se do të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munichi, pasi të përfundojë ky sezon.
Real Madridi thuhet se është favoriti kryesor për transferimin e tij, por sipas gazetarit sportiv nga “Bild”, Christian Falk, gjiganti spanjoll nuk ka bërë ende asnjë ofertë.
Sipas Falk, 28 vjeçari momentalisht është në bisedime vetëm me Paris Saint-Germainin.
Manchester United, Manchester City, Chelsea e Liverpool gjithashtu thuhet se kanë shprehur interesim për reprezentuesin austriak, por ende nuk ka diçka konkrete.