Të mërkurën mbrëma, Barcelona siguroi kalimin për në finale të Kupës së Mbretit.
Katalunasit eliminuan Sevillan me rezultatin e përgjithshëm 3-2, duke bërë përmbysje nga ndeshja parë.
Ousmane Dembele, Gerard Pique dhe Martin Braithwaite shënuan golat e fitores.
Pas ndeshjes, legjenda e klubit të Barcelonës, Carles Puyol, nuk e la pa iu kundërpërgjigjur Susos së Sevillas, pasi ky i fundit kishte bërë një postim në “Twitter”, pasi kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.
“Natën e mirë” – ishte kundërpërgjigja e ish-mbrojtësit të Barcelonës.