Sevillës iu mohua me të drejtë një penallti kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit kur Clement Lenglet e preku topin me dorë në zonë, sipas ish-gjyqtarit të njohur spanjoll, Juan Andujar Oliver, sepse topi e kishte goditur së pari gjoksin e mbrojtësit francez.
Lojtarët e Sevillës e rrethuan gjyqtarin Juan Maria Sanchez Martinez duke protestuar për penallti në minutën e 100-të, por kërkesat e tyre s’u dëgjuan.
Martinez nuk deshi të dëgjojë bile, duke vlerësuar topi kishte kontakt me gjoksin e Lenglet para se ta godiste atë në dorë.
Andujar Oliver, tani ekspert i referimit në të përditshmen spanjolle MARCA, e quan të drejtë vendimin e Martinezit.
“Gjyqtari kishte të drejtë përsëri, sepse topi e goditi gjoksin e Lengletit së pari e pastaj dorën e tij”, tha Andujar Oliver.
Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen.
Ousmane Dembele e kaloi Barçën në epërsi në fillim të takimit, para se Gerard Pique ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë me një gol me kokë në çastet e fundit, duke ia mundësuar Martin Braithwaite ta shënojë golin e kualifikimit në finale.