Sulmuesi anglez i Manchester United, Marcus Rashford dhe kapiteni Harry Maguire pas ndeshjes me Crystal Palacen, janë tensionuar në maksimum derisa nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëri-tjetrit, raporton “The Sun”.
Kapiteni i Maguire u përpoq që të frenonte zhgënjimin që e përjetoi natën e kaluar përderisa ai dhe Rashford u përfshinë në ofendime.
Ata e kanë ngacmuar njëri-tjetrin derisa pati edhe nënçmime.
“Djajtë e Kuq” nuk arritën me shumë se një barazim pa gola (0:0) në Crystal Palace dhe kjo ua humbi shpresat për titull.
Futbollistët e trajnerit Ole Gunnar Sojskerit tani ndjekin liderët dhe fqinjët e tyre Manchester Cityn me 14 pikë më pak.