Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, është duke kaluar disa probleme personale, transmeton Insporti.
Sipas raportimeve të mediave angleze, De Gea pritet të mungojë në gjashtë sfidat e ardhshme që United i luan në të gjitha garat për shkak të problemeve personale.
Ende nuk është sqaruar se për çfarë probleme saktësisht bëhet fjalë.
Portieri i parë i United në këtë ndeshje do të jetë Dean Henderson, i cili ishte në portë edhe në barazimin e mbrëmjes së kaluar ndaj Crystal Palace.